INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha refuzon ofertën e presidentit Meta: ''Asnjë hap pas, vetëm përpara deri në largimin e qeverisë Rama''

Basha refuzon ofertën e presidentit Meta: ''Asnjë hap pas, vetëm përpara deri në largimin e qeverisë Rama''

Publikuar më: 20:22 04-03-2019

Në përfundim të takimin me presidentin slloven, Borut Pahor kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë për mediat.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të reflektonte për deklaratat e Presidentit Meta, që kërkoi hapa pas si nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca në lidhje me krizën politike, kryedemokrati përgjigjet prerë, ndërkohë që fton njerëzit për protestë në ditën e nesërme.

“Nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të presidentit Meta, por mund t’ju them se në përballjen me krimin e organizuar dhe një qeveri të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe për të vjedhur paratë e shqiptarëve , nuk ka për të pasur asnjë hap pas. Ka për të patur vetëm hapa përpara se vetëm hapat përpara, largimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe një qeveri e palidhur me krimin e organizuar, që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme, do t’u japë shqiptarëve atë që meritojnë: një parlament dhe qeveri prodhim i votës dhe vullnetit të tyre dhe jo prodhim i niçeve, i bajrave, i shullazëve me shokë.

Në raport me këtë çështje, asnjë hap pas, por vetëm hapa përpara, duke nisur nesër me bashkimin e qytetarëve në protest para Asamblesë së dalë nga vota e krimit dhe jo nga vota e qytetarëve. Nesër në oren 10.00 i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mi të jemi të gjithë bashkë, sepse kjo është një betejë që na bashkon dhe nuk na ndan, është një betejë që nuk bëhet për pushtet, nuk bëhet për një parti politike. Bëhet për ta çliruar vendin nga zgjedha e krimit.”- tha Basha, duke ftuar qytetarët në protestë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027840137481689