Kreu i selisë blu, Lulzim Basha në një status në Twitter ka akuzuar qeverinë se po shkatërron ekonominë e vendit.
Sipas Bashës 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe për këtë e ka fajin Rilindja e Ramës.
“Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha duke postuar edhe një video.
Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve Rilindja 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018 from Intv.al on Vimeo.