INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha rikthehet te protesta: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

Basha rikthehet te protesta: Kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve

Publikuar më: 14:25 19-02-2017

Kreu i Partisë Demokratike i është bashkuar sërish protestuesve në çadrën e vendosur përpara kryeministrisë, pikërisht para mbledhjes së paralajmëruar të Partisë Demokratike.

Basha nga protesta theksoi se mbështetja e ndëkombëtarëve ndaj PD-së sa vjen dhe po rritet dhe ftoi edhe një herë shqiptarët t’i bashkohen protestës.

“Kjo është protesta më madhështore që ka njohur vendi. Konsensusi qytetar po rritet nga momenti në moment, mbështetja e ndërkombëtarëve po ashtu. Fitorja do të jetë fitorja juaj, nuk jemi mbledhur për kauzën e PD, as për të Lulzim Bashës, por për të gjithë shqiptarët. Sot jeni në hapësirën ku hallet dëgjohen, ky është sheshi ku nis demokracia dhe pushteti i kthehet qytetarëve. Përballë nesh kemi një fasadë, ne nuk do të pranojmë më një qeveri fasadë. Ne jemi mbledhur si 27 vite më parë dhe liria është sot e prekshme. I ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë protestë deri në largimin e kësaj qeverie dhe kthimin e pushtetit tek qytetarët. Nuk ka kthim pas, kthimi pas na çon në humnerë, ne do të shkojmë drejt demokracisë së vërtetë. Kushdo që ka një hall mund të vijë këtu dhe halli i saj apo tij nuk do të anashkalohet por do të dëgjohet këtu.

Nga ky shesh çdokush do të mund të flasë për hallin e tij dhe të dëgjohen nga e gjithë Shqipëria, por jo vetëm hallet, por dhe ëndrat dhe shpresat.

Nuk ka punë dhe ky është një problem i madh. Qëndrsë, bashkim dhe më në fund një shesh për lirinë që gjithkush mund të thotë hallin apo shpresën e vet. T'i japim formë ëndrave tona dhe përmes zgjedhjeve të ndershme ti themi demokracisë mirësevjen. Dita e dytë sapo ka nisur, besimi dhe energjia juaj është garanci për fitore” tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213