Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozena Topalli ka reaguar pas fitores së Lulzim Bashës me 91 për qind të votave në zgjedhjet për postin e kryetarit të PD.
Në një status në Facebook, Topalli shkruan se kutitë e votimit u mbushën pasi demokratët refuzuan Lulzim Bashën.
“Kali i Trojes në krye të PD dhe lufta e tij për të mbushur kutitë pasi demokratët e refuzuan me përçmim”, shkruan Topalli në Facebook.