INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Rritja me 1.6% e pensioneve është një tallje e rëndë nga Rama

Basha: Rritja me 1.6% e pensioneve është një tallje e rëndë nga Rama

Publikuar më: 11:03 30-07-2016

Kreu i PD, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka folur për rritjen me 1.6% të pensioneve nga qeveria, duke theksuar se kjo është një tallje e rëndë me pensionistët.

Ja shkrimi i plotë i Bashës:

Edi Rama po fryn me pompë vendimin për indeksimin me 1.6 përqind të pensioneve, që në të vërtetë është një tallje e rëndë. Një tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarisë per ata në zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 lekë të vjetra në muaj, ndërsa për ata në fshat 1300 lekë në muaj. Pra një bukë e 100 gram djathë në muaj është bujaria e Edi Ramës ndërkohë që çmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet. Ky indeksim është një turp i qeverisë në ikje, një masë e pritur me përbuzje. Cfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje? Çmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco te Beqes? Asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213