INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha s’lëshon “pe” për qeverinë teknike

Basha s’lëshon “pe” për qeverinë teknike

Publikuar më: 11:46 17-04-2017

Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon akuzat për Ramën madje me një gjuhë të rëndë. Ai tha gjatë protestës se kryeministri ankohet kot për mungesë parash pasi lekët nga taksat apo dhe nga droga i fut në xhepin e tij.

“Dëgjoj vetëm një fjalë, nuk ka lekë, s’kam lekë.
Paratë e karburantit, paratë e taksapaguesve, ku shkojnë? I mbledh ky, shteti i leshit. Sepse vetëm për tenderin karburantit tenderon 4.7 miliardë lekë vetë këtë vit.
Duhet të funksionojë shteti i leshit, apo republika e vjetër? Gazetarët më thonë, mos e përdor më këtë fjalë. Po Rama sa herë thotë, do bëjmë shtet e ka fjalën për shtetin e leshit, për atë që iu merr shpirtin qytetarëve, ” tha Basha.
Ai shtoi se dhe drogën e bën shteti i krimit, sepse 18 të arrestuarit e sotëm janë ushtarët dhe kërkoi sërisht arrestimin e Tahirit dhe atë të vetë Ramës.

Basha foli dhe për nisjen e dialogut me Ramën duke thënë; “Negociatat, flasim për negociatat, këto nuk janë kushtet e  mia, kushtet e popullit, nuk e bëj për fatin tim politik, por për shqiptarët. Duam vetëm qeveri teknike që do luftojë drogën e do krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndeshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0039019584655762