INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha sërish tek protesta, këtë radhë nuk sulomon vetëm Ramën por edhe…

Basha sërish tek protesta, këtë radhë nuk sulomon vetëm Ramën por edhe…

Publikuar më: 18:10 02-12-2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sërish këtë mbrëmje tek banorët e Astirit, për t’i mbështetur në protestën e tyre. Këtë radhë ai nuk ka sulmuar vetëm kryeministrin Edi Rama që e akuzon për megavjedhje me projektin për Unazën e Madhe, por edhe kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Sipas Bashës Marku ka fshehur kokën poshtë tavolinës. 

“Kjo që po ndodh këtu nuk ka të bëjë thjesht me fatin e banorëve. Këtu po tregohet se si ka rënë shtetit. Kjo tregon se prokurorja është futur poshtë tavolinës, ka fshehur kokën. Në vend që të mbahen si përgjegjës për këtë vjedhje, por kërcënojnë qytetarët. Ai po nxjerr banorët në mes të katër rrugëve për të ndërtuar kulla. Ne jemi në krah tyre për t’ju dhëne forcë dhe kuarjo ndaj kësaj përballje. Po qeveria po sillet si bandë, për t’i përçare dhe frikësuar banorët. Qëllimi i tij nuk është zbatimi i ligjit, por vjedhja. Ju e kuptoni se zgjidhjen duhet ta ofrojë qeveria. Ne jemi këtu që qeveria të sprapset. Këtu po vidhen xhepat e qytetarëve, dhe këtë do ta dënojmë duke qëndruar në krah të qytetarëve. Ka një denoncim nga banorët. Këta e kanë denoncuar vjedhjen. Prokuroria është fshehur, ajo është vënë për të mbrojtur Damian Gjiknuri. Ne duhet të kemi një drejtësi të pavarur”, deklaroi Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037939548492432