INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: SHBA na mbështet, nuk do tërhiqemi

Basha: SHBA na mbështet, nuk do tërhiqemi

Publikuar më: 11:18 27-03-2017

Një ditë më parë Ambasada Amerikane ka mohuar faktin se është mbështetëse ndaj qëndresës së opozitës, Basha vijon ende ti qëndroj besnik deklaratës së tij të parë, që SHBA e mbështet.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka folur nga çadra e protestës ku deklaroi se nuk do të pranojë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama. Edhe në ditën e 38-të të protestës Basha nuk kurseu akuzat për Ramën dhe qeverinë e tij.

“Nuk do të pranojmë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama le ta dëgjojnë miqtë dhe armiqtë tanë” tha Basha .

Mafia ndërkombëtare narkomafia shqiptarë të bërë njish me Edi Ramën po bëjnë dhe do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur milionat e aferave korruptive që janë luajtur në kurriz të popullit shqiptar, do të bëjnë gjithçka për të ruajtur miliardat e kanabisit, kokainës e heroinës me të cilën financojnë politikë dhe lobistët e tyre”

Për këtë betejë për këtë kauzë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, largimit të krimit nga politika dhe luftën pa kompromis kundër drogës, po kanë marrë mbështetje totale në ëashginton dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka synim Shqipërinë, standardin europian. Nuk ka tërheqje sepse do të thotë rënie të zgjedhjeve të lira e të ndershme, tërheqje do të thotë Shqipëri të republikës së drogës. Do të ketë luftë të vendosur deri në fitore

Gjithashu, Basha nuk ndali akuzat dhe në drejtim të medias, ku tha se “mediat e blera me paratë e drogës i kanë shpallur luftë popullit shqiptar”.

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488