INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha shfaqet me kandidatin për kreun e KE, ja mesazhi që përcjell për shqiptarët! [VIDEO]

Basha shfaqet me kandidatin për kreun e KE, ja mesazhi që përcjell për shqiptarët! [VIDEO]

Publikuar më: 21:12 06-11-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj force politike po marrin pjesë në Kongresin e Partive Popullore Europiane që po zhvillohet në Helsinki.

Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për President të Komisionit Europian.

Kreu i kësaj force politike ka zbuluar edhe votat e 4 deputeteve të PD, të cilat do të shkojnë në favor të gjermanit, Manfred Weber të CDU.

Basha ka publikuar një video në “Facebook”, ku shprehet se Weber është një mik i madh i Ballkanit dhe i Shqipërisë i cili ka punuar gjatë për vlerat dhe principet europiane në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet integrimin e vendit në Europë. Kreu i PD ka siguruar edhe njëherë se votat e katër anëtarëve të PD shkojnë për Weber.

“Përshëndetje. Jam këtu me Manfred Weber me kreun aktual të Grupit Parlamentar të PPE në Parlamentin Europian. Një mik i madh i Ballkanit dhe i Shqipërisë i cili ka punuar gjatë për vlerat dhe principet europiane në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur integrimin tonë në Europë, për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Dhe jam i lumtur që qendroj pranë tij sot, nesër dhe pasnesër ku 4 votat e Partisë Demokratike të Shqipërisë do të shkojnë për kandidaturën e tij në krye të Komisionit Europian, për lidershipin e tij të fortë, për Europën, Ballkanin Perëndimor dhe për Shqipërinë në Europë”, tha Basha.

Nga ana tjetër gjermani Weber shprehu mirënjohjen për miqtë shqiptarë duke premtuar se do punojë për një Europë të bashkuar.

“Unë jam tepër mirënjohës për këtë mbështetje, veçanërisht nga miqtë e Shqipërisë. Bashkë me mbështetjen tuaj do punojmë për një Europë e cila ende nuk është një kontinent i bashkuar. Për këtë do punojmë dhe luftojmë. Për një Europë të bashkuar në Bashkimin Europian. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe le të punojmë tani për zgjedhjet”, tha Weber.

Article Logic
Execution time: 0.0017421245574951