INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha shpjegon listën e kandidatëve, ka një mesazh për Metën

Basha shpjegon listën e kandidatëve, ka një mesazh për Metën

Publikuar më: 17:51 30-05-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të takimit të tij në Tepelenë, ka folur për ndryshimet që ai ka bërë me listat e Partisë Demokratike.

Basha tha se ndryshimi duhej të fillonte që nga shtëpia dhe vendimi ndonëse i vështirë, ai është marrë dhe nuk i lëviz as presja.

“Republika e Re do te thote perfaqesim te qytetareve dhe pushteti ne duart e qytetareve. Kjo eshte domethenia e cdo vendimi qe kam marre deri sot. E kam nisur me ndryshimin brenda shtepise sone brenda Partisë Demokratike. Vendimi eshte marre, presja nuk luan. Ky eshte vendimi i duhur. Ecim perpara me nje PD te rinuar te bashkuar dhe me te forte se kurre. Qellimi i nje partie politike nuk eshte te kthehet ne strehe per disa persona. Qarkullimi i elitave eshte kyc per demokracite e peraruara. Riperteritja e PD do jete cikel i pashkeputur i panderprere.Ata qe duan te kontribuojne ne PD do e kene deren e hapur. Sdo kete kat te fundit per eliten qe ka kolltuqe te sigurta pavaresisht se cfare bejne. Do kete vetem njohje te kontributeve dhe performances. Jam krenar per vendimin qe kam marre”, tha Basha.

Kryedemokrati teksa sulmoi Edi Ramën për situatën në të cilën është degraduar vendi, hodhi akuza të forta edhe ndaj Ilir Metës.

Edhe pse Ilir Meta nuk është më kreu i LSI, Basha tha se ai ka filluar të shesë teserat e partisë si triska buke.

Ky mbetet nje vend i varfer dhe nje shtet i pergjunjur para krimit, narkotrafikut. Jemi para dy zgjedhjeve ti mbyllim syte si ty Edi Rama qe nuk e kupton se ekonomia po bie dhe kjo eshte tragjike. Spitali i Tepelenes eshte mesjetar. Eshte edhe Ilir Meta qe shet teserat e partise si triska buke.

Gjithashtu Basha përgëzoi edhe ministrin teknik të qeverisë Rama, i cili ka pezulluar drejtoreshën që vepronte në kundërshtim me ligjin.

Pergezoj ministrin teknik, që pezulloi drejtoreshen qe ligjin e kishte  thyer me kohe.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715