INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Shqiptarët kanë refuzuar Ramën

Basha: Shqiptarët kanë refuzuar Ramën

Publikuar më: 11:28 10-07-2019

Shqiptarët që nuk dolën të votojnë më 30 qershor për Lulzim Bashën kanë refuzuar kryeministrin Edi Rama. Në reagimin e sotëm kryedemokrati Basha thotë se shqiptarët po kërkojnë një ndryshim të madh që ai premton sa do ta përmbush.

“Opozita e bashkuar e ka dëgjuar dhe do ti prijë aspiratës tuaj për ndryshim. Ky ndryshim nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Së bashku ne do ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit, mazhorancën absolute “Rama ik”, në mazhorancën kombëtare të ndryshimit të madh për çdo shqiptar”, shkruan ai në Facebook.

Por çfarë ndryshimi presin shqiptarët sipas Bashës?  “Zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, ndryshimit që kërkojnë shqiptarët. Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me Bashkimin Europian, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit”, shprehet ai.

Lulzim Basha veçoi dhe situatën e rëndë ekonomike dhe shkruan se zhvllimi do të vijë përmes luftës kundër monopolove dhe klientelizmit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662