INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Shtyrja e negociatave refuzim ndaj qeverisë. Rama po mashtron qytetarët

Basha: Shtyrja e negociatave refuzim ndaj qeverisë. Rama po mashtron qytetarët

Publikuar më: 12:42 27-06-2018

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ripërsëriti deklaratën e lëshuar një ditë më parë duke e quajtur një lajm të hidhur për shqiptarët mos hapjen e negociatave këtë vit. Gjatë një konference për shtyp kreu i opozitës Basha tha se kushtet që ia ka vendosur Këshilli Europian Shqipërisë, janë kushte të cilat nuk do të shqyrtohen fare nga kryeministri i vendit, pasi ky i fundit përqafon mashtrimin, krimin dhe korrupsionin. “Negociatat nuk janë hapur, por është thënë që Shqipëria ka mundësi t’i hapë nëse plotëson kushtet dhe kjo verifikohet nga vendet anëtare dhe Këshilli Evropian. Ai nesër nuk e shqyrton fare; Rama, makina e propagandës ka zgjedhur të vazhdojë mashtrimin duke thënë se janë hapur negociatat. Nuk ka asgjë të re, e vetmja gjë që ai di të bëjë kjo është”, tha ai. Basha tha se me këtë qeveri nuk ka integrim e sipas tij e vetmja rrugë është përballja me të. “Pavarësisht përpjekjeve të opozitës, Edi Rama zgjodhi pa përjashtim të mbronte interesat e drogës dhe krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin e drogës. Mashtrimi i tij i paturp tregon një të vërtetë të dhimbshme: Edi Rama nuk ka për të përmbushur asnjë kusht për të hapur negociatat dhe në qershor 2019”-u shpreh kreu demokrat.
Po çfarë do të bëj opozita për integrimin e vendit? “Në dorën tonë është të përparojmë në këtë rrugë për t’u bërë pjesë e BE”, tha Basha. Ndërsa lidhur me akuzat e Taulant Ballës se nesër në seancën plenare do të nxjerrë prova që sipas tij tregojnë se Lulzim Basha është i lidhur me persona të përfshirë në çështjen e 3.4 milionë eurove të kapura Basha tha se “përgjigjen për këtë çështje e dha Edi Paloka”. Ky i fundit dy ditë më parë duke përdorur një gjuhë të ashpër tha midis të tjerash se “Taulant Ballës, që është majmur me paratë e drogës i ka ikur qeshja nga fytyra”.

Article Logic
Execution time: 0.0024588108062744