INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: “Si i dërgojmë zyrtarët në burg”

Basha: “Si i dërgojmë zyrtarët në burg”

Publikuar më: 15:39 06-06-2017

Marrëveshja e 18 majit i ka bërë një shërbim të madh vendit. Kështu deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.
Lulzim Basha:
“Zyrtarët që abuzojnë me funksionet e tyre kanë më shumë shanse të përfundojnë në burg se sa në parlament. Marrëveshja e 18 majit i hap rrugë republikës së re”.
Kreu i opozitës bëri dallimin mes fushatës së opozitës dhe partive qeveritare.
Lulzim Basha:
“Kemi dy fushata ku ata duan gjithë vëmendjen për veten e tyre, do që në qendër të vëmendjes vetëm e tij, ai tjetri merr daullen në Kukës”.
Mungesa e programit dhe një bilanci pozitiv është dhe arsyeja se përse kryeministri Rama refuzon debatin.
Lulzim Basha:
“Nuk përballet me asnjë, prandaj keni parë e do të shikoni spektakël, estradë. Çitjanet, tutat, elefanti, vertikalja, por jo problemet e mëdha që përballeni nga mëngjesi në darkë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592