INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Sikur zgjedhjet të jenë nesër, PD fiton shumicën. Premtimet në Librazhd...

Basha: Sikur zgjedhjet të jenë nesër, PD fiton shumicën. Premtimet në Librazhd...

Publikuar më: 12:06 30-07-2019

Kryetari i opozitës Lulzim Basha rikonfirmoi qëndrimin e pakthyeshëm të opozitës së bashkuar për zgjedhje të parakoshhme parlamentare në një ditë me zgjedhjet legjitime vendore.

Duke i qëndruar kërkesës për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, Lulzim Basha tha se të gjithë ata që u përfshinë në vjedhjen e votave, duhet të shkojne përpara drejtësisë dhe prapa hekurave.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se sot opozita e bashkuar është shumicë qeverisëse edhe sikur zgjedhjet e lira e te ndershme të mbahen nesër”, theksoi Basha, duke shtuar se edhe socialistët e ndershëm i thanë jo babëzisë së Edi Ramës dhe sejmenit të tij Taulant Ballës.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se masat që synojnë përmirësimin urgjent të klimës ekonomike, do të jenë heqja e taksës Rama mbi karburantin 300 lekë për litër, ulja e çmimit e energjisë elektrike, duke ndihmuar biznesin e vogël, në vendosjen e vetëm 1 takse, duke vendosur subvencione për fermerët.

Article Logic
Execution time: 0.001690149307251