Lulzim Basha zhvilloi sot një takim në Elbasan, ku prezantoi programin e “Republikës së Re”.
Basha ka thumbuar edhe kryebashkiakun e “vjetër” të Elbasanit, Qazim Sejdinin, duke thënë se, fatkeqësisht atë e ka zënë hashashi në pleqëri:
“Arsimi i lartë financohet nga buxheti, pra buxheti janë të ardhurat që mblidhen nga prindërit tuaj, pra e paguani njëherë. Secili paguan TVSH me ushqimet, me ujin, me shërbimet, 20% shkon tek shteti. Të gjithë paguani taksa dhe nga këto taksa mblidhet buxheti. Vetëm me TVSH mblidhen 1.6 miliard euro në vit. Lekët që kanë marrë nga taksat nuk i kanë çuar për arsimin. Tani thonë do kalojmë në një financim të avancuar, t’ju marrin edhe njëherë lekë me tarifa të kripura.
Lali fiku ka shpikur taksën e shkollës. A e ka shpik dhe Lala? E ka zënë hashashi ë, hashashi në pleqni s’ke ça të bësh”.