INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha sulmon Ramën: Qoftëlargu pa fytyrë që bën batuta e tall gratë...

Basha sulmon Ramën: Qoftëlargu pa fytyrë që bën batuta e tall gratë...

Publikuar më: 14:17 03-11-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka kursyer aspak ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me fermerët e Dovranit në Korçë. Sipas Bashës fermerët përbuzen, dhe qeveria i trajton ata si budallenj. Ndërsa bisedonte me fermerët kreu i opozitës ka lëshuar akuza ndaj Ramës ndërsa nuk munguan sa batutat dhe nga ana e banorëve.
"Qoftëlargu pa fytyrë dhe pa emër që ma bën kilometrin e rrugës 65 milion euro, 65 fabrika mollësh bën me to. Ju jeni jo vetëm të përbuzur nga kjo qeveri, por edhe ju marrin për budallenj. Gënjen gënjen, atë që keni parë këtë vit, vitin e kaluar këtë film do shihni edhe vitin e ardhshëm. Ju do shikoni që vjen e bën fjalime të bukura, do bëjë batuta do ju talli gratë, do ju talli burrat. As subvencione, as investime. Pse? Ai e ka braktisur qeverisjen. Juve po ju përcjell"-u shpreh Basha.  Një banor ju drejtua liderit të opozitë me fjalën shoku dhe mori këtë vrejtje. "Ne kemi shumë halle shoku Lulzim Basha, që 27 vjet po kalojmë". Në këtë moment fjala e tij u ndërpre nga Basha. "Shokun e kemi lënë 28 vjet më parë, zotëri"- e këshilloi ai.
Basha bëri të ditur se PD do propozojë një ndarje tjetër territoriale me qëllim që të menaxhohet situata në fshatra. Kreu i demokratëve komentoi edhe situatën e largimeve të mjekëve.
"Doktorët po na i merr Gjermania se në vend që të paguajnë mjekët mbushin xhepat e vet. Kemi më pak doktorë se në Afrikën Qëndrore"-tha lideri i demokratëve. 
Por Basha dha edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët.
"Kush shet votën ka shitur shpirtin!"

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941