INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha sulmon Tahirin: Trafikanti që u bë ministër

Basha sulmon Tahirin: Trafikanti që u bë ministër

Publikuar më: 19:07 08-06-2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi akuza të ashpra ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nga zona e Kombinatit në Tiranë, atje ku Tahiri ka qenë deputet, Basha tha se ai ishte trafikant dhe u bë ministër dhe se ai është emblema e dështimit.

Basha: Ja ku jemi në Kombinat, të mbajtur përdhunshëm nën hijen e një trafikanti që u bë ministër i Brendshëm, i një njeriu që nuk kishte anojë lidhje me rendin dhe sigurinë, e mashës së Edi Ramës që e shndërroi Ministrinë e Brendshme dhe institucionet me më shumë kriminelë se sa burgjet e vendit dhe e mbushi vendin me drogë. Saimir Tahiri është emblema e dështimit dhe kriminalizimit total të Shqipërisë, e vetmja arritje e Edi Ramës dhe koalicionit të dështuar në këto katër vite. Ja ku jemi në Kombinatin e pa punë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë nga Kombinati se vendi ka nevojë për punë dhe jo për palma.  Basha ka thënë para qytetarëve se gjëja e parë që do të bëjë pasi të vijë në pushtet, është se do të ulë taksat, për biznesin dhe naftën. “Nafta është gjaku i ekonomisë. Nafta në Shqipëri do të jetë më e ulëta në rajon”, ka thënë Basha.

 Basha ka premtuar nga Kombinati se do të punojë nga mëngjesi deri në darkë për të ulur nivelin e papunësisë në vend.

Article Logic
Execution time: 0.001755952835083