INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha takim me përfaqësuesen e BE. Ja për çfarë folën…

Basha takim me përfaqësuesen e BE. Ja për çfarë folën…

Publikuar më: 10:39 04-03-2016

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua për 30 minuta me përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini.

Pas takimit kreu i PD tha se në fokus të bisedimeve ishte situata politike në vend si dhe fakti, që BE vitin e kaluar priti një dyndje të madhe emigrantësh shqiptarë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Folëm për situatën aktuale politike në vend, pasojat që ka për qytetarët shqiptarë, por dhe BE që u detyrua vitin e kaluar të priste shumë emigrantë. Situatë e shkaktuar kjo si pasojë e krimit korrupsionit e zhbërjes dhe zmbrapsjes së Shqipërisë në qershorin e 2013-ës. Kjo qeveri u zotua që nuk do vinte në dyshim asgjë, sot vonon vendimin e Kushtetutës. Opozitës nuk mund t’i mohohet e drejta Kushtetuese. Dy komisione të pezulluara dhe mbi të gjitha çështjen kyçe të dekriminalizmit. Kjo risjell në kujtesë qëndrimin në krah të krimit të kreut të maxhorancës. Është një qëndrim sfidues ndaj mesazheve të aletaëve tanë. Folëm edhe për reformën në drejtësi, ku PD mbetet e angazhuar për një reformë të pakapur. PD mbetet e hapur për dialog. Maxhoranca refuzon reformën në drejtësi. Jemi për çdo reformë që sjell më afër vendin ndaj anëtarësimit në BE. Ne duam që Shqipëria të nisë sa më shpejt negociatat për të qenë anëtare e BE. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka në dorën tonë. Shqipëria në BE nuk mund të jetë e Prengëve, Bushëve e Doshëve, por e demokratëve dhe socialistëve të ndershëm. Me rregulla loje që funksionojnë, me shtet që funksionon. Reforma në drejtësi është një proçes, jo një ligj, që të shndërrohet në ligj lypset dialog politik. Kjo qeveri nuk i plotëson kushtet për dialog politik, por e kundërta investon për konflikt politik.”

Article Logic
Execution time: 0.0027930736541748