INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha takim me zyrtaren e lartë amerikane, çfarë pritet të ndodhë më vettingun e politikanëve

Basha takim me zyrtaren e lartë amerikane, çfarë pritet të ndodhë më vettingun e politikanëve

Publikuar më: 17:02 19-09-2018

Kreu i PD Lulzim Basha, u takua ditën e sotme më Zv.Ndihmës Sekretaren e Shtetit Elisabeth Millad. Në njoftimin e zyrës së shtypit thuhet se kreu i opozitës e njohu Krye Zv.Ndihmës Sekretaren e Shtetit
Në njoftimin e zyrës së shtypit të PD thuhet se kreu i opozitës e njohu Elisabeth Millard, me nismën e opozitës për vettingun e politikës, për pastrimin e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Basha u shpreh i vendosur për t'i shkruar deri në fund pastrimit të politikës nga krimi duke kërkuar ndihmën dhe mbështetjen të SHBA në këtë proces. Gjithashtu Basha shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e SHBA për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe ndau me zyrtaren e lartë amerikane vlerësimin e tij se roli dhe vëmendja e SHBA ndaj zhvillimeve në rajon është e një rëndësie përcaktuese për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të Ballkanit Perëndimor.

Article Logic
Execution time: 0.0038671493530273