INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha takim me FMN: Vendi nga qeveria po humbet plot 1 mln lekë në vit

Basha takim me FMN: Vendi nga qeveria po humbet plot 1 mln lekë në vit

Publikuar më: 14:30 21-06-2016

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, pas takimit me përfaqësues të misionit të FMN-së ka folur ashpër për gjëndjen ekonomike të shqiptarëve.
Ai theksoi se në takim ka denoncuar fort konçesionet korruptive të qeverisë, duke siguruar se kur opozita të vijë në pushtet do të anulohen të gjitha konçesionet. Basha denoncoi dhe abuzimet me taksat dhe doganat e vendit. Kreu i opozitës u prezantoi përfaqësuesve të FMN dhe planin ekonomik të të djathtëve.

Pjesë nga fjala e Bashës:


“Nga përkeqësimi i ndeshëm i gjendjes ekonomike në raport me biznesin, krijimi të klimës më negative për biznesin, vendi po humbet plot 1 mln lekë në vit. Kjo është situata e rënë, ne e kemi paralajmëruar. Rritja e taksave dhe sot konstatojmë se paralajmërimet tona kanë qenë të vërteta. Ne shpalosëm para FMN planin e PD për nxjerrën e vendit nga kriza. Taksa e sheshte 9 për qind, taksim i lehtë. Anulimin e korrupsioneve të bëra nga kjo qeveri dhe fokusimin e shpenzimeve qeveritare drejt sektorit të bujqësisë. Ato që shkojnë për perde, orendi, do i çojmë në plane konkrete, përfundimin e akseve rrugore. Me pak hapësira për korrupsion. Kjo është rezerva e artë që PD do përdor për të nxjerr nga kriza vendin.”

Article Logic
Execution time: 0.0022199153900146