INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha takon Kerry-n, Reforma në Drejtësi sipas rekomandimeve të Venecias

Basha takon Kerry-n, Reforma në Drejtësi sipas rekomandimeve të Venecias

Publikuar më: 13:31 14-02-2016

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry është takuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha, një takim ky i parashikuar nga protokolli zyrtar. Takimi i liderit të opozitës me Sekretarin e Shtetit u zhvillua pas takimit që zyrtari i lartë amerikan pati me Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati.

Takimi  mes dy zyrtarëve është mbajtur në ambientet e Hotel “Rogner”, teksa Bashën e kanë shoqëruar edhe disa prej deputetëve demokratë, duke nisur me kreun e grupit parlamentar, Edi Paloka, me nënkryetarin e partisë, Edmond Spaho, si dhe deputetët Jorida Tabaku e Aldo Bumçi.

Procesi i dekriminalizimit, reforma në drejtësi, janë dy pikat kyçe që mendohet se ishin pjesë e bashkëbisedimit mes kreut të opozitës Basha dhe Sekretarit të Shtetit. Ndërsa menjëherë pas takimit Lulzim Basha dha këtë deklaratë për mediat:

 “Ecim përpara me reformën në drejtësi në përputhje me rekomandimet normat e pranuara bashkarisht siç janë ato të komisionit të Venecias. Garantoj se PD dhe unë do bëjmë çdo përpjekje për të përmbyllur me sukses konsolidimin e standardeve demokratike të shtetit ligjor për të mbyllur çdo derë instalimit të një oligarkie dhe për ti hapur rrugë një demokracie pjesëmarrëse.

Folëm dhe për 25 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Rekordi i angazhimit tone si në qeverisje por dhe në opozitë për të mbështetur objektivat e përbashkëta. Jam shumë mirënjohës sekretarit Kerry që ndau kohë kohë posaqërisht me opozitën”.

Ndërkohë në këtë takim mungonte kryetari historik i PD-së, Sali Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0050649642944336