INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha takon ministrin gjerman. Ja pengesa, për hapjen e negociatave me BE!

Basha takon ministrin gjerman. Ja pengesa, për hapjen e negociatave me BE!

Publikuar më: 14:14 19-09-2018

Në takim me Ministrin e Jashtëm Gjerman, Heiko Maas, kreu i opozitës Lulzim Basha, shprehu shqetësimin e PD dhe të opozitës për përmasat e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, gjatë këtyre viteve të fundit.
Lulzim Basha duke ju referuar kushteve të vendosura Beogradit, e konsideroi lidhjet e politikës me krimin si pengesë e madhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europianë, ndërkohë si dhe rrezik për stabilitetin e shtetit.


Kreu i PD shprehu gatishmërinë e opozitës për të kontribuar në zbatimin e reformës në drejtësi. Basha falenderoi Ministrin e Jashtëm Maas për ndihmën e madhe e të pakursyer që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në 3 dekadat e fundit, veçanërisht për integrimin europian.

Article Logic
Execution time: 0.0037047863006592