INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Të bllokojmë rrugët, të mos paguhen taksa. PD sërish në protestë?

Basha: Të bllokojmë rrugët, të mos paguhen taksa. PD sërish në protestë?

Publikuar më: 17:45 02-04-2018

Zhvillimet e fundit duke përfshirë edhe protestën tek Rruga e Kombit e shtyn Partinë Demokratike që këtë të hënë pasdite të mbledh Grupin Parlamentar.

Mësohet se gjatë mbledhjes është diskutuar teza e rikthimit të protestave.

Në mbledhjen e kryesisë së Grupit Parlamentar, është diskutuar nisja e protestave masive kundër qeverisë Rama dhe mbështetja e mosbindjes civile që kanë treguar së fundmi qytetarët.

Protestat do të thërriten, sipas opozitës, kundër taksave, kundër grabitjes së shqiptarëve dhe kundër sundimit nga krimi.

Megjithatë, sipas Partisë Demokratike, zgjidhja nuk vjen vetëm nga kërkesat ekonomike, do të kërkohet edhe zgjidhje politike.

Pak më parë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një dalje për mediat u shpreh se do të kërkojnë përjashtimin e Ramës nga Parlamenti.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986