INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha tek banorët e Unazës së Re: Të ndryshojmë këtë klikë të korruptuar

Basha tek banorët e Unazës së Re: Të ndryshojmë këtë klikë të korruptuar

Publikuar më: 18:19 22-12-2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sërish pranë banorëve të zonës së Astirit, të cilët vijojnë të dalin dhe protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre nga zbatimi i planit të Unazës së Madhe.  Nga ky takim kreu i opozitës foli dhe për rrëzimin e draftit të PD për kalimin në vetting të politikanëve. Ai I këkroi ndihmë banorëve për të ndryshuar sipas tij klikën e korruptuar.

“Dje politikanët me integritet patën rastin ta votonin, por siç e patë dje në Kuvendin e Shqipërisë nuk ngriti kartonët një shumicë që përfaqëson popullin, por një pakicë që zhvat, vjedh dhe grabit popullin. Kjo është domethënia e votimit dje. Dje ka ndodhur vetingu i vërtetë i politikanëve. Të gjithë ata që kanë ngritur kartonat kundër ligjit të vetingut të politikanëve kanë dalë hapur si bashkëpunëtorë të krimit dhe vjedhjes. Sot në emër të opozitës ju bëj thirrje, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, që ndryshimin që kjo klikë e korruptuar, që kjo klikë e votoi kundër ta imponojmë me forcën e rezistencës dhe qëndresës qytetare", apeloi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162