INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha thirrje grupit të PD-së: Jo më kafeneve, dilni në ballë të protestës

Basha thirrje grupit të PD-së: Jo më kafeneve, dilni në ballë të protestës

Publikuar më: 12:26 25-03-2019

“Të jeni më aktiv. Takime me qytetarët në terren për protestat që na presin. Intesifikoni takimet me qytetarët. Protesta çdo të enjte para parlamentit, angazhim serioz për protestën kombëtare të 13 prillit.

Nuk keni qenë prezent sa duhet. Duhet të jeni më aktiv, nuk duhet të rrini në kafe me njëri-tjetrin, por në ballë të protestës”, ka qënë kjo porosia e kryedemokratit Basha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD-së.

Kreu i opozitës gjithashtu ka kërkuar që të gjitha strukturat të jenë të përgatitura për zgjedhje krahas organizimit të protestave.

Po ashtu gjatë mbledhjes është konfirmuar se do të ketë protesta sa herë të ketë séanca plenare dhe se protesta e datës 13 prill do të zhvillohet në orët e pasdites rreth orës 18:00 para Kryeministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781