Kreu i Partisë Demokratike ju ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në Tiranë një ditë para protestës së paralajmëruar kombëtare.
Nëpërmjet një video të shpërndarë në rrejtet sociale, Basha kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që thekson se nuk do të bëjë asnjë hap pas.
'Nesër me #8korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë
kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk', shkruan kreu i demokratëve.