INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha thirrje qytetarëve nga Durrësi: Ti japim fund pengmarrjes nga krimi

Basha thirrje qytetarëve nga Durrësi: Ti japim fund pengmarrjes nga krimi

Publikuar më: 16:02 10-01-2018

Bashkimi i shqiptarëve në protestën e 27 janarit është rruga e vetme për ti dhënë fund pengmarrjes së Shqipërisë nga aleanca e Edi Ramës me krimin. Kështu deklaroi kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë takimit me qytetarë të Durrësit, ku i ftoi të marrin pjesë pasivisht në protestë.
Sink basha
“Bashkohemi në një aksion të madh opozitar që nis me protestën e 27 janarit, por që do të vazhdojë me dinamikë në çdo dimension. Për një arsye të thjeshtë. Edi Rama e ka humbur të drejtën të qeverisë. Kush i shërben krimit, nuk i shërben dot të varfërve. Kush i shërben trafikantëve, nuk i shërben dot fëmijëve të shqiptarëve. Nuk bëhen dot të dyja. O njëra, o tjetra. Nuk ka vend për të qëndruar në mes”.
Kreu i opozitës shpjegoi sesi vota e blerë nga një kryeministër që bashkëqeveris me krimin, ndikon tek çdo familje. Basha tha se duke asgjësuar lirinë e zgjedhjes, Edi Rama ka asgjësuar lirinë e çdo prindi për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre, ka asgjësuar lirinë e jetës duke shkatërruar shëndetësinë, ka shkatërruar lirinë e sipërmarrjes, motorit të vetëm të vërtetë të ndryshimit të Shqipërisë, që krijon vende pune.
Lulzim Basha:
“Nëse votën e merr me kriminelët, nuk ndjen detyrim me njerëzit e thjeshtë, kaq e thjeshtë është. Kjo është arsyeja përse 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritës dhe të ujit. Kjo është arsyeja përse 30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot nevojat minimale ushqimore. 39% nuk ngrohin dot shtëpitë. 70% e atyre që ikin janë nga mosha 19 deri 34 vjeç. Nuk e ka fare shqetësim. Shqetësim e ka, si t’i mbrojë kriminelët e vetë”.
Kreu i opozitës tha se kryebashkiaku i Durrësit, i kapur duke u kërkuar kriminelëve blerjen e votave në shpërblim të tenderave, është modeli i aleancës së Edi Ramës me krimin dhe se, bashkë me Ardian Çelën, do të kenë të njëjtin fund.
Lulzim Basha:
“Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë drejtësi. Ne kërkojmë drejtësi sepse duam zgjedhje me drejtësi, jo blerje të pushtetit. Duam një drejtësi që ndëshkon krimin dhe korrupsionin, që ndëshkon Saimir Tahirin dhe banditët e tij, që ndëshkon qeveritarët e korruptuar, që ka guximin të vendosë para drejtësisë dhe prapa hekurave këdo qeveritar dhe pushtetar pavarësisht prej pushtetit”.
Duke inkurajuar shqiptarët të bashkohen me opozitën kundër Aleancës së Krimit, Lulzim Basha shpjegoi rëndësinë e pjesëmarrjes masive në protestën e parë të 27 janarit.
Lulzim Basha:
“Masiviteti në protestë është mesazhi më i qartë se papajtueshmëria, që ju qytetarë, e prekni kudo me këtë qeverisje, nuk është më e heshtur, por është zëlartë dhe është një refuzim i pakapërcyeshëm. Është sinjali më i vërtetë, më i qartë se e keqja ka rënë moralisht”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040590763092041