INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha thirrje Ramës: Të bëhemi bashkë për Kosovën dhe stabilitetin e Ballkanit

Basha thirrje Ramës: Të bëhemi bashkë për Kosovën dhe stabilitetin e Ballkanit

Publikuar më: 09:56 16-01-2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur me shqetësim se stabiliteti i rajonit të Ballkanit është në rrezik, pas incidentit me trenin Serb një ditë më parë. Në një deklaratë të posaçme me mediat kreu i opozitës Lulzim Basha tha se ky ishte një tjetër akt provokativ i Beogradit ndaj Kosovës.
Lulzim Basha:
“Sjellje provokative me qëllim destabilitetin e rajonit. Sjellja e Beogradit sjell në vëmendje aktet destabilizuese në rajon. Kjo është një sprovë dhe një provokim dhe për NATON si dhe BE, ndaj kërkoj dhe mbështes një reagim të qartë dhe të prerë që konfirmon për një Ballkan në paqe, për kufij të pandryshueshëm si dhe për një stabilitet në Ballkan”.
Kreu i opozitës e ka cilësuar të pamjaftueshëm qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama mbi incidentin e trenit Serb, ndërsa kërkoi bashkimin e partive politike shqiptare në një qëndrim të vetëm.
Lulzim Basha:
“Partitë politike shqiptare e Shqipëria duhet të jenë njëzëri në mbështetje të Kosovës. Përgjigja jonë të paraqitet në të gjitha rrafshet diplomatike. Eshtë e pamjaftueshme që reagimi i Shqipërisë të mjaftohet me deklarata në facebook. Kryeministrit i kërkoj të bëjë më shumë sesa reagimi në facebook. Të bëjë detyrën që i takon sa kohë që është kryeministër.  Unë e opozita jemi gati të japim kontributin tonë të plotë për përgatitjen e një përgjigje reagimi. Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës që vjen si rezultat i një plani të mirëpërgatitur dhe provokimeve serbe”.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083