INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha thirrje Ramës, të votojmë reformën sipas propozimit të ndërkombëtarëve

Basha thirrje Ramës, të votojmë reformën sipas propozimit të ndërkombëtarëve

Publikuar më: 10:06 08-06-2016

Edhe pse tryeza e dialogut të nivelit të lartë Rama – Basha dështoi të hënën, kreu i demokratëve këmbëngul që reforma në drejtësi të miratohet sa më parë. Për këtë arësye, Lulzim Basha gjatë një tryeze për antikorrupsionin të organizuar nga Partia Demokratike, i bëri thirrje Edi Ramës që të votojë “reformën në drejtësi siç e kemi rakorduar me opsionet e paraqitura nga Venecia”.
Lulzim Basha:
“Opozita ka pranuar një nga opsionet e Venecias që ofron mekanizmat e moskapjes së drejtësisë nga politika. Nuk pranojmë asgjë më pak se kjo”.
Kreu i opozitës theksoi se PD është gati të votojë reformën në drejtësi, me një kusht të vetëm.
Lulzim Basha:
“Jemi gati! Të hënën pranuam të gjitha sugjerimet e faktorit ndërkombëtar. Dhamë garanci për ta votuar këtë paketë. Kryeministri e refuzoi zgjidhjen e EURALIUS-it, OPDAT-it dhe Venecias. E refuzoi se nuk përputhet me konceptin e tij për drejtësi. E patë se kush është ky koncept. Dje kërcënoi Prokurorinë pas skandalit të përgjimit. Por nuk është kjo drejtësia që fut shqiptarët në Europë. Qeveria do një drejtësi të kapur politikisht, nuk i intereson drejtësia e pavarur”.

Basha foli dhe për pezullimin e kreut të policisë së shtetit, ndërsa për Ramën kishte këtë mesazh:
Lulzim basha:
“Sot që flasim Rama po ushtron presion mbi Gjykatën e Apelit për të lënë Çakon, për ta rikthyer në detyrë. Ai është një kërcënim i vërtetë se e vërteta do të zbardhet. Kërcenimi i Ramës nuk bëhet për Tahirin, por bëhet për tu vetëmbrojtur. Sesa larg është gati të shkojë ky Kryeministër për të fshehur të vërtetën e kemi parë dhe po e shohin”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939