INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha tregon bosët e bandës së 'Avdylajve', Kryemadhi: Rama ‘Niçja’ i madh. Mos pi mall, bëj palestër

Basha tregon bosët e bandës së 'Avdylajve', Kryemadhi: Rama ‘Niçja’ i madh. Mos pi mall, bëj palestër

Publikuar më: 21:42 25-10-2018

Lidhur me përgjimet e prokurorisë për kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, kanë reaguar sot dhe dy krerët e partive opozitare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Basha foli për akuzat ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakos,  por edhe personave të tjerë, ministra apo deputetë të përfshirë sipas tij në blerjen e votës, duke përmendur Dibrën. Ndaj Basha e quajti parlamentin dhe qeverinë ilegjitime sepse sipas tij nuk kanë ardhur nga vullneti i popullit por nga blerja e votës.

Çështja që shtrohet sot në debat është shumë më e madhe se e Dakos apo e kryebashkiakëve apo deputetëve të tjerë të Ramës, që siç i kemi denoncuar dhe ne, si në zgjedhjet e Dibrës ku figurojnë dy ministra e deputetë në blerjen e votave, Gjiknuri apo Ulsi Manja, të gjitha këto nuk janë simptoma të një problemi që në Shqipëri ka ardhur duke u rënduar. Të një krimi siç është krimi elektoral. Të gjitha provat ligjore të mbledhura në procesin hetimor të nisur nga prokuroria ku gjatë përgjimit të bandave kriminale siç është banda e Avdyljave apo Ndoka kanë rezultuar dhjetëra orë bisedime telefonike dhe mijëra sms të shkëmbyera mes trafikantëve, banditëve me politikanë përfshirë Edi Ramën. Sot kemi një pushtet ilegjitim, një parlament ilegjitim që ndodhen aty jo për shkak të votës së qytetarëve”, tha Basha.

Ndërkohë Kryemadhi në lidhje me përgjimin ka përgëzuar Prokurorinë që ka marrë guximin të nisë hetimin.

Ajo e quajti Ramën “Niçja i madh”, sipas pseudonimit të Altin Avdylaj, një prej të arrestuarve të grupit dhe shfajësoi Dakon duke thënë se ai zbaton urdhrat.

“Edi Rama, niçja i madh i politikës shqiptare. Niçja dhe Vangjushi kanë bërë atë që i ka thënë niçja i madh. Dokumentacionet e dala në media faktojnë ulërimen e opozitës për blerjen e zgjedhjeve të 2017.”

Ajo pati dhe një thirrje për kryeministrin Edi Rama pas dekalratave të tij në parlament për PD-në dhe LSI-në.

“Batutat e tij janë shterp, nuk prodhojnë asgjë. Rama tashmë është i nervozuar. Problemet e brendshme dhe faktori ndërkombëtar e kanë bërë të jetë në një presion të madh. Ka ardhur koha që Rama të dëgjojë këngën, mos pi mall, bëj palestër. 

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162