Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sërish listat e kandidatëve për deputetë, duke sqaruar se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe ky ndryshim fillon nga vetja.
Basha tha para qytetarëve në Lezhë se vendimi për listat e reja ishte i vështirë, por erdhi në kohën e duhur dhe ishte i drejtë.
“Duhet ndryshim. Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm duke ndryshuar veten tonë. Ju pyeta juve dhe ju më thatë po. Ndaj edhe unë e ndryshova ekipin tonë. Ky ishte vendim i vështirë, por i drejtë dhe i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017”, tha Basha.