INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha u premton kuksianëve heqjen e traut në Rrugën e Kombit

Basha u premton kuksianëve heqjen e traut në Rrugën e Kombit

Publikuar më: 13:19 23-07-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u premton kuksianëve heqjen e traut në Rrugën e Kombit. Nga Kukësi ai tha se heqja e traut do të jetë vendimi i javës së parë të ardhjes së tij në pushtet.

“Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taskës së Rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmërinë tonë që javën tonë të parë në qeveri do të heqim traun e rrugës së Kombit”, u shpreh Basha.

Basha tregoi edhe porositë që u ka dhënë sot strukturave të PD-së në Kukës, me të cilët zhvilloi takim në kuadër të turit në të gjithë Shqipërinë.

“I kam kërkuar strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën Rama ik më 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit e kurbetit që po e tret Kukësin. Punësimi i shqiptarëvë, mirëqenia e shqiptarëvë, punësimi i kuksianëve, mirëqënia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht”, tregoi Basha.

Më parë kryedemokrati ishte në Tropojë ku u shpreh se qeveria i ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar politkisht qytetarët që nuk mbështesin qeverinë e Edi Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.001741886138916