INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha ultimatum në KQZ. Konfirmon se opozita nuk do bojkotojë zgjedhjet [Video]

Publikuar më: 18:05 10-03-2017

24 parti opozitare dorëzojnë në KQZ qëndrimin e unifikuar, se nuk do të regjistrohen në zgjedhjet e përgjithshme të 18 Qershorit, pa një marrëveshje politike për krijimin e një qeverie teknike. Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga kreu I opozitës Lulzim Basha i cili dha këtë premtim.
Basha
Sot në KQZ partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme.Kush i fryn borisë që bojkotit gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndërsa në takimin me shoqatat e bizneseve kreu i opozitës preku çështjen e importit të mbetjeve, edhe pse më parë u kritikua për ndryshim të qëndrimit. E ky ishte momenti që foli për herë të parë për kontenierët me mbetje të rrezikshme. Ai deklaroi se kjo është afera më e madhe me mbetjet toksike. Kreu i opozitës tha se zgjidhja e vetme është trajtimi i mbetjeve të vendit, ndërsa sipas tij është e domosdoshme që të ndalohet importi i tyre per të paktën 20 vite.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609