INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ultimatum Ramës dhe Xhafajt: Larg duart nga dëshmitari

Basha ultimatum Ramës dhe Xhafajt: Larg duart nga dëshmitari

Publikuar më: 14:14 17-05-2018

Pas publikimit të videos ku dëshmitari Albert Veliu pohon me zë dhe figurë se akuzat ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj janë të vërteta, kryetari i Partisë Demokratike lëshon një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama dhe Xhafajn. “Larg duart nga dëshmitari”-është mesazhi që lideri i opozitës i dërgon publikisht qeverisë. “Ja pse shteti i Ramës është sulur për të kapur, ja pse Xhafaj nuk largohet dot. Për të shmangur me çdo kusht e çmim, të vërtetat tronditëse se si vëllai i tij është një nga kokat e trafikut të drogës. E paralajmëroj Ramën dhe Xhafajn se për çdo hap që bëjnë, nëse tentojnë të rrëmbejnë dhe vënë nën presion dëshmitarin, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga PD , opozita, dhe populli. Larg duart nga presioni shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitarit. Dëshmia tronditëse është provë se ne jetojmë në një shtet të trafikut të drogës dhe në krye të kësaj kuptohet qëndrojnë Rama e Xhafaj. Dhe për sa kohë që ky është fakt vendi është në dorë të krimit të organizuar”-tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615