INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha ultimatum. ‘Të ikë dhe të hetohet Xhafa’

Basha ultimatum. ‘Të ikë dhe të hetohet Xhafa’

Publikuar më: 10:59 15-05-2018

Pas takimit me aleatët, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë përballe medias ku ika artikuluar kërkesën konkrete për largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafës nga posti i Ministrit të Brendshëm. Kreu i Partisë Demokratike akuzoi Xhafan se po i fshihet përgjegjësisë ligjore dhe politike lidhur me aktivitetin kriminal të vëllait të tij.
Në një dalje për mediat nga selia blu, Basha tha se Fatmir Xhafaj duhet të largohet menjëherë nga posti i Ministrit të Brendshëm dhe ti hapë rrugë hetimeve.
Lulzim Basha:
“Shqipëria nuk meriton të kalojë nga afera Tahiri tek afera Xhafaj. Në emër të opozitës kërkoj largimin e Fatmir Xhafaj”.
Ndërkohë kryedemokrati nënvizoi se Fatmir Xhafaj bashkë me vëllain e tij Agron Xhafaj duhet ti nënshtrohen ligjit antimafia, dhe të hetohet pasuria e tyre.
Lulzim Basha:
“Qytetarët pa dallim bindjesh politike kanë pritur që Fatmir Xhafaj të jepte dorëheqjen. Prej një jave Fatmir Xhafaj hesht dhe i fshihet përgjegjësive ligjore dhe politike. Agron Xhafaj ka qenë dhe është i lirë në Shqipëri me identitet të ndryshuar. Para këtyre fakteve ligji shqiptar kërkon që Agron Xhafaj të arrestohet dhe vuajë dënimin e marrë. Pasuria e tij dhe vëllait Fatmir Xhafaj të hetohet. Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm ka penguar dhe pengon zbatimin e ligjit antimafia ndaj vëllait të vet dhe vetë atij”.

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605