INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Unë i gjeta fondet për investimet e Veliaj

Basha: Unë i gjeta fondet për investimet e Veliaj

Publikuar më: 21:56 22-06-2017

Lideri i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në ‘Top Story’, tha se ai është i vetmi politikan që ka një plan të qartë ekonomik për shqiptarët.

Ndërsa theksoi se ndryshe nga politikanët e tjerë, ai nuk është bërë asnjëherë pengesë për investimet në vend. Lulzim Basha deklaroi se të gjitha investimet që po inauguron Erion Veliaj janë projektuar dhe financimet janë gjetur nga ai, në periudhën kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

“Të gjitha investimet që po mbaron Erion Veliaj janë projektuar dhe gjetur financimet nga unë. Edhe paratë e Sheshit Skënderbej i kam gjetur unë.                      

Gjeta fondet për Pazarin e Ri që u mbarua. Gjeta fondet për Bulevardin e Ri me të cilat ai po ndërtohet. Unë nuk kam premtime por një plan ekonomik.” – deklaroi Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, tha se kostot përsa i takojnë projekteve më të rëndësishme nuk kalojnë 680 milionë euro, ndërkohë që KLSH ka nxjerrë abuzimet me 2.8 miliardë euro, që nuk janë vetëm vjedhje, por edhe shpërdorime.

“Shpenzimet operative të Qeverisë do të shkurtohen vit pas viti deri sa të ulim me 23 % shpenzimet që janë aktualisht”, tha Basha.

Ai deklaroi se të gjitha kontratat e shërbimeve që janë dhënë sot si konçensione, janë korruptive.

“Shokët e Edi Ramës dhe Ilir Beqjes morën konçensionet. Këto konçesnione do të anullohen, madje edhe do të hetohen. Dializa do të vazhdojë, por mjaftojnë 60 milionë jo 80 milionë. Konçensioni i dializës do të vazhdojë, por jo 80 milionë euro kur kushton 60 milionë. Check up është gropë e zezë, sterilizimi është po kështu gropë e zezë, që thith 24 milionë euro në vit, 240 milionë euro për 10 vjet”, tha Basha.

Sipas tij, jo vetëm që konçensionet do të anullohen, por do të ketë hapa ligjorë për të gjurmuar se ku kanë shkuar paratë e përfituara në mënyrë korruptive. “Në të paktën një rast këto para janë në parajsat fiskale, dhe këtë e di edhe Europol, dhe e kam fjalën për aferën CEZ, dhe nuk është vetëm ministry Gjiknuri, por edhe më lart. Kam folur me Drejtorin e Europol dhe do të kemi mbështetjen e plotë për të gjurmuar paratë kudo ku janë dhe do ua kthejmë shqiptarëve”, tha Basha. 

Article Logic
Execution time: 0.0041208267211914