INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha uron Pashkën nga çadra dhe vë në shënjestër Ramën

Basha uron Pashkën nga çadra dhe vë në shënjestër Ramën

Publikuar më: 13:56 16-04-2017

Çadra e protestës nuk ka bërë pushim as për Pashkë.

Sot është dita e 60-të e protesës, por kryeopozitari Basha ka vijuar “rutinën” e tij në çadrën e protestës, ku i uroi të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkën. Ai vazhdoi më pas duke thënë se çadra e opozitës është çadra e shpresës për shqiptarët dhe nuk do të dorëzohen deri sa të plotësohen kërkesat e saj. Lapsi bën me dije se edhe pse nuk ia përmendi emrin, kryetari i PD iu drejtua kryeministrit Rama, duke thënë se pavarësisht faktit se ky i fundit i fryn “tam tameve” të luftës, paqja do të zbresë në zemrën e çdo shqiptari. Ndër të tjera ai deklaroi:

“Besimtarët e Krishtit dhe të zotit e dinë se kjo ditë përfaqëson ringjalljes e shpresës. Në këtë çadër tash e 60 ditë është ditë Pashkësh, pasi këtu ngjallet dhe rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë. Kjo është një kauzë e madhe për të cilën e jemi të bashkuar të qëndrojmë deri në fitoren e qytetarëve. Atij që dhe ditën e Pashkës i fryn ‘tam tameve’ të luftës i them se paqja do zbresë në zemrën e çdo shqiptari. Se përmes paqes, bashkimit dhe vendosmërisë e mira do të pushtojë zemrat, familjet, sheshet e qyteteve dhe fshatrave dhe gjithë vendin tonë. Gëzuar pashkën, zoti e bekoftë Shqipërinë”.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375