INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Vetingu të nisë me Ramën, është bërë njësh me bandat

Basha: Vetingu të nisë me Ramën, është bërë njësh me bandat

Publikuar më: 08:16 19-09-2017

Duke marrë shkas nga një denoncim i një qytetari në Elbasan, kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon zbatimin e Vettingut. Për kreun e opozitës Vetingu në fakt duhet të nisë më Kryeministrin dhe kupolën drejtuese të vendit. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për shtyp, kryedemokrati tha se shefi i ekzekutivit është bërë njësh me bandat ndaj dhe procesi i Vetingut është jetik që të nisë zbatimin e tij pikërisht me kupolën drejtuese të vendit.
Njoftimi i PD:
Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, vetingu duhet të nisë nga kryeministri, ministri i brendshëm e kryebashkiaket të bërë njësh me bandat: "Kryetar mirëmbrëma. Sot në Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celën me makinë të blinduar kanë goditur makinën e zv.drejtorit të policisë Elbasan. Kjo pasi një pike kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre."

Article Logic
Execution time: 0.0034241676330566