INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha vizitë urgjente në Berlin me grupin e besuar, pas tij niset Rama

Basha vizitë urgjente në Berlin me grupin e besuar, pas tij niset Rama

Publikuar më: 12:06 14-04-2018

Kreu i PD Lulzim Basha, do të niset nesër në Berlin së bashku me një grup deputetësh të besuar të tij nga grupi i PD.

Lajmin e bën me dije ekskluzivisht newsbomb.al. Sipas burimeve, Basha do të zhvillojë takime me zyrtarët Gjermanë në kuadër të përgjigjes që pritet javën tjetër, më datë 17 prill,l nga Komisioni Europian.

Gjermania ka dhënë mbështetjen e saj për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe pritet që deputetët e Bundestagut t’i kërkojnë Bashës dhe parlamentarëve demokratë të dalin hapur me një qendrim pro këtij procesi, shkruan newsbomb.al.

Sakaq, pas vizitës së Bashës, një javë më pas, në Berlin do të mbërrijë edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga një ministër e një deputet socialist.

Nga ana tjetër, Berlini zyrtar do t’i kujtojë edhe njëherë Ramës kushtet për mbështetjen e dhënë që lidhen me 5 prioritetet kyçe: Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar e forcimi i të drejtave të njeriut.

Pikërisht më datë 17 prill Shqipëria pritet të marrë përgjigjen nga BE për negociatat e antarësimin në BE dhe po në këtë datë, në Tiranë, sikurse kemi raportuar edhe më herët, do të mbërrijnë Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian Frederica Mogherini dhe Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn.

Ndërkohë në datën 23 prill në Tiranë do vijë edhe vetë kreu i KE, Donald Tusk i cili do të dorëzojë progres-raportin e KE. Pritet që Tusk në këtë vizitë të takojë krerët e opozitës Bashën e kryemadhin për t’i kërkuar mos vazhdojnë me skenarin e mosbindjes civile. Këto ditë janë padyshim dinamike dhe vendimtare për politikën shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496