Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka parë nga afër gjendjen alarmante në zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës. Pasi ishte pranë banorëve të cilët po kalojnë një moment shumë të vështirë, Basha publikoi në Facebook gjendjen e zonave më të prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë.
Darzeza në Fier ishtë një zonë e izoluar, ku banorët përdornin varkat për të komunikuar me pjesën tjetër.
Lulzim Basha falenderoi anëtarët e Forcave të Armatosura, të cilët po punonin për riparimin provizor të rrugës së shkatërruar. Në Ferras, zona më e prekur nga përmbytjet, banorët I thanë kreut të opozitës se janë braktisur plotësisht nga autoritetet qëndrore dhe lokale.