INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Vlora do e përzë Ramën, nesër o do të dalë përpara drejtësisë ose do i bashkohet Gruevskit

Basha: Vlora do e përzë Ramën, nesër o do të dalë përpara drejtësisë ose do i bashkohet Gruevskit

Publikuar më: 16:51 15-02-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha disa orë përpara zhvillimit të protestës ka bërë një ecje me të rinjtë e Forumit në kryeqytet. Ai është takuar me qytetarë të rastit dhe ka ndarë mesazhe lidhur me protestën. Mes të tjerave, Basha ka thënë se nesër Vlora do e përzë kryeministrin Rama, i cili do të jetë në këtë qytet për disa aktivitete. “Qytetarët nuk duhet të fshihen, Edi Rama duhet të fshihet. Ia ka mbathur për në Vlorë por edhe Vlora do ta përzë. Nesër shqiptarët do ta vendosin përpara dy alternativave, përpara drejtësisë ose në azil politik t’i bashkohet Gruevskit”, është shprehur Basha. 

“Dita e nesërme është dita e rinisë shqiptare sepse kur themi se shqiptarët e bashkuar si asnjëherë në këto 30 vite, në protestën më të madhe të tre dekadave, do të marrin fatin e tyre në dorë, ajo që unë kam parasysh është se fatin e Shqipërisë europiane do ta marrë në dorë rinia europiane”, u shpreh kryedemokrati. 

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598