INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Votoni ekonominë, Rama do të rrisë taksat vetëm për të mbjellë palma e fasada

Basha: Votoni ekonominë, Rama do të rrisë taksat vetëm për të mbjellë palma e fasada

Publikuar më: 17:42 22-06-2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka realizuar takimin e fundit elektoral në qytetin e Korçës, takim në të cilin ai bëri një krahasim midis planit të tij ekonomik dhe planit të Edi Ramës.

Lulzim Basha theksoi se Edi Rama do të rrisë taksat vetëm për të mbjellë palma dhe fasada, ndërsa ai do të kthejë qindra-milionët e vjedhura tek xhepat e qytetarëve.

Në fund, Basha shtoi se i vetmi plan i fortë ekonomik është plani i tij dhe për këtë arsye qytetarët duhet ta votojnë në datë 25 qershor.

 “Edi Rama nuk beson te plani ynë ekonomik. Me Edi Ramën taksat do të rriten që të ketë mundësi të mbjellë më shumë palma e fasada per qejfet e tij. Ndërsa me mua, taksat dhe tvsh do ulet. Qindra-milionët e eurove që janë shpenzuar këto 4 vite, do kthehen në xhepat dhe tavolinat tuaja. Në 25 qershor votojme per ekonomine per punesimin per taksat e ulëta pa të cilën nuk ka ekonomi të fortë. I vetmi plan per ekonomi te forte është plani im.” tha Basha.

Gjatë këtij mitingu, Basha vazhdoi me sulmet ndaj kundërshtarit të tij politik, i cili, momentalisht, është edhe kryeministër i vendit, Edi Rama.

Në fjalën e tij, Basha tha se Edi Rama sot po del në fushatë me një fletushkë në dorë dhe tre manekinë që e shoqërojnë.

Më tej, kreu demokrat theksoi se Rama jo vetëm 300 mijë vende pune nuk siguroi dot, por në përfundim të mandatit të tij na ngelën në derë edhe tre manekinët.

 “Njeriu që nuk mbajti premtimin e madh të 300 mijë vende pune, nuk gjeti dot dy shqiptarë për të nxjerrë në një kartolinë dhe i merr nga interneti. Por ai do dënohet për këtë dhe gjithçka ka bërë në këto katër vite. Shqiptarët janë zgjuar, janë ngritur dhe janë bashkuar, ashtu si edhe Korça sot për ti dhënë besimin Republikën e Re. Shqiptarët nuk mund të votojnë për të njëjtat premtime, që morën katër vite më parë. Rama nuk ka më ç’t’i thotë shqiptarëve dhe kërkon të gjithë tepsinë për vete. Katër vite me radhë thotë unë, unë, unë. Por ai bëri vetëm qejf, teka dhe nuk mendoi për shqiptarët. Unë, unë, unë, tha katër vite rresht, dhe bëri vetëm fasada, kulla pa vlerë, palma të vyshkura dhe s’di më ç’tu thotë shqiptarëve”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332