INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Xhafa Ministër vetëm po kaloi mbi trupat tanë [VIDEO]

Publikuar më: 13:16 17-03-2017

Ka zgjedhur takimin me të përndjekurit politik për të dhënë një nga mesazhet më të forta ndaj ndryshimeve në qeveri. Fatmir Xhafa është ministri i ri i propozuar për Ministrinë e Brendshme, por Lulzim Basha është i bindur se ai nuk do të ushtrojë këtë funksion.
Lulzim Basha:
“Sakrifica e një populli të tërë për ata mijëra të rinj dhe të reja të klonuar në kufijtë e Shqipërisë që ndiqnin ëndrrën e lirisë që gjendej jashtë diktaturës, rrezikon të përdhoset nga një kryeministër nip i Byrosë Politike të Enver Hoxhës, i cili nuk u mjaftua me gjëmën e kriminalizimit dhe drogës, por ka vendosur t’i propozojë shqiptarëve për ministër të Brendshëm, një nga hetuesit më famëkeq të diktaturës së Enver Hoxhës, një njeri që ka torturuar me duart e tij djem dhe vajza të Krujës, një njeri që pasi hoqi kostumin e hetuesisë veshi bashkë me vëllain e tij kostumin e narkotrafikantit, ky është Fatmir Xhafaj.
Le të zotohemi bashkë se Fatmir Xhafa nuk kalon pragun e ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451