INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Zbatojmë Venecia, në të kundërt “tungjatjeta”

Basha: Zbatojmë Venecia, në të kundërt “tungjatjeta”

Publikuar më: 10:53 14-06-2016

Partia Demokratike e ka të qartë qëndrimin e saj për reformën në drejtësi. Zbatimi i përpiktë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Menjëherë pas mbledhjes së grupit kuvendor demokrat, Lulzim Basha u shfaq i palëkundur në qëndrimin e tij ndërsa lëshoi këtë deklaratë për mediat.
Lulzim Basha:
"PD ka një dhe vetëm një kërkesë. Që në fakt është zotimi im dhe i Edi Ramës në Bruksel e Uashington, zbatim i plotë i rekomandimit të 88 të Komisionit të Venecias. S'kemi asnjë kërkesë e asnjë kusht, por zbatimin e plotë të rekomandimit final. Nëse pala tjetër bie dakord, jemi gati ta miratojmë që tani draftin kushtetues. Nëse pala tjetër nuk bie dakord, tungjatjeta, mirupafshim kur të bini dakord”.

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701