INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Basha: Zgjedhja e Presidentit pazar politik [VIDEO]

Publikuar më: 11:37 02-05-2017

Lulzim Basha deklaroi nga çadra e lirisë se dhe zgjedhja e Presidentit ishte një pazar i krerëve të mazhorancës.
35 milionë dollarë për rrëshqitjen e rrugës së Elbasanit është çmimi që pagoi Edi Rama për ti mbyllur gojën Ilir Metës që të mos thoshte se s’do të kishte zgjedhje pa opozitën. 35 milionë dollarë për ta ulur në karrigen e presidentit dhe për ti mbyllur gojën. Ky është pazari. Kjo është republika e vjetër, komploti ekonomik që i lë banorët e Shushicës pa ujë kur derrat e pushtetit pinë verën më të shtrenjtë në planet duke bërë pazare në kurriz të demokracisë”.
Por pjesë e pazarit shumica po tenton të bëjë dhe opozitën deklaroi Lulzim Basha.
“Kush më kërkon mua shqiptar apo i huaj pazare me Edi Ramën për hir të stabilitetit por jo demokraci duhet ta kuptojë se ajo që ka lindur më 18 shkurt është më e madhe se PD e Basha. Nuk tërhiqemi nga kauza për zgjedhje të lira. O do kthejmë parlamentin e vërtetë ose do të vazhdojmë betejën për votën e lirë deri në fitore. Do ta fitojmë me çdo kusht e çdo çmim”

Për më shumë ndiqni lajmin...

 

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887