INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha zhvendos protestën në Kamëz: Rama sulmon me verbëri këdo që i kërcënon tiraninë e drogës

Basha zhvendos protestën në Kamëz: Rama sulmon me verbëri këdo që i kërcënon tiraninë e drogës

Publikuar më: 11:42 18-03-2017

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka lënë sot cadrën për të shkuar në Kamëz, që njihet si bastion I Partisë Demokratike, nga ku ka mbajtur një fjalim për banorët e zonës. Ai është pritur nga kryetari I Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu. Nga shshi ku mbajti fjalimin ai ka vijuar me sulmet kundër kreut të qeverisë Edi Rama duke e akuzuar se mbështet të inkriminuarët dhe kriminelët. Ai vuri në dukje se për të fituar me çdo kush zgjedhjet, Kryeministri sulmon me verbëri këdo që kërcënon tiraninë e tij, deri edhe Presidentin e SHBA-së!

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, - tha Basha, - kërcënohen sot nga njeriu që solli ne pushtet krimin e organizuar dhe dëshiron të prishë zgjedhjet e shqiptarëve. Ndaj Edi Rama sulmon me verbëri çdo person që kërcënon tiraninë e drogës, kur ka qytetarë që ia përplasin në fytyrë të vërteta si ndodhi dje në Shkodër apo në Facebook, siç ndodh kur sulmon pozitën demokratike me një fjalor të ndyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449