Këngëtari Mozzik ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur është solidarizuar në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti që ra në orët e para të mëngjesit të së martës. Ai ka kontribuar që prej ditës së djeshme në mbledhjen e fondeve monetare që do të shërbejnë për të gjitha familjet e prekura.
Së bashku me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” ata kanë arritur të grumbullojnë deri tani 1 milion dollar.
Këtë lajm e ka njoftuar vetë Mozzik në një status të tij në instagram ndërsa shprehet i emocionuar dhe i prekur për solidaritetin dhe mbështetjen që kanë treguar shqiptarët në një situatë të tillë.
Mozzik i ka falënderuar të gjithë për ndihmën e tyre, ndërsa u shpreh i emocionuar që shqiptarët edhe këtë herë e kanë treguar se janë të bashkuar dhe të gatshëm për të ndihmuar në situata të tilla.
Statusi i plotë:
“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!!
Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri.
O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm !
Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim”Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira!
Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë !
Faleminderit gjithve”