Pasi mori pjesë në një koncert të madh në Zvicër së bashku me djemtë e Threedots dhe lançoi projektin më të ri muzikor “Boll u bo tu vujt”, Luana Vjollca nisi pushimet mëse të merituara. Na kishte paralajmëruar që në fillim të janarit se do të bëjë ca pushime të mrekullueshme dhe siç duket e mbajti fjalën.
Së bashku me motrat, Lirën dhe Marinën, ajo u nis drejt Austrisë, ku kaloi disa ditë mjaft të këndshme në dëborë duke bërë ski. Por përveç Getoar Selimit, thuhet se me ta ishte edhe Krenar Çoçaj partneri i Luanës i cili u kap mat me moderatoren në një aeroport në Zvicër, por edhe duke i realizuar video Getoarit teksa bënte ski.
Mirëpo, relaksi i Luanës nuk ka mbaruar vetëm me pushimet në Austri, pasi ditën e sotme ajo ka treguar se ka udhëtuar drejt një tjetër destinacioni. Në Instastoryn e saj, Luana ka publikuar një video ku tregon se ka shkuar në plazh në mes të shkurtit.
Epo kushedi çfarë kënaqësie të shkosh nga i ftohti dhe bardhësia e borës, në një destinacion ekzotik.
Nga postimi i fundit i Marinës, kuptojmë që ajo nuk ka ndryshuar destinacion dhe kjo na bën të mendojmë se në këto pushime Luana ndodhet vetëm me partnerin e saj, Krenar Çoçajn.