Të dy ata janë kthyer ndër çiftet më të ëmbël të showbizz-it dhe ndër më të komentuarit.
Edhe pse për shumë kohë e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre, që nga momenti kur dolën publikisht së bashku, Klea dhe Elgiti tani duket se nuk dinë të ndalen me postimet e ëmbla për njëri-tjetrin.
Së fundmi Klea ka postuar një story në Instagram, në shtrat me Elgitin i cili duket se është duke fjetur gjumë.
Mbi foto ajo ka vendosur këngën e famshme, kolonën zanore të shumë çifteve “A te” të këngëtarit të madh Jovanotti.