Katy Perry padyshim është një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të famshme në glob. Këngëtarja gjithmonë është përfolur nga mediat rozë sidomos gjate kohës kur ishe në lidhje me Orlando Bloom.
Çifti u lidh para dy vitesh, por fatkeqësisht muaji mars ishte edhe i fundit mes tyre pasi i dhanë fund gjithçkaje që kishin ndërtuar.
Mesa duket zemra e tyre nuk janë ftohur plotësisht, sidomos ajo e Katy-it. Sipas një burimi për E!News, ndarja e tyre përfundimtare ka qenë thjesht një thashethem i madh pasi çifti Katy-Orlando, kanë qenë gjithmonë bashkë.
Së fundmi çifti janë parë së bashku në Maldive duke kaluar disa ditë së bashku. Dyshja është parë teksa shijojnë pushimet, gjithashtu është për tu përmendur se Perry, aktualisht është duke zhvilluar turin e saj “Witness World Tour” dhe në momentin e parë që ka gjetur hapësirë dhe kohë të lirë ka vrapuar për tek ish i dashuri i saj. Pra ka shkuar enkas për Orlandon në Maldive .
Madje një detaj tjetër që tregon se çifti nuk është ndarë, është edhe koha kur janë parë në një prej koncerteve të Ed Sheeran, duke u puthur e përqafuar me njëri-tjetrin edhe pse kishin dale fjalë se ishin ndarë.